Aktualitet Vrasja e 56-vjeçarit nga fqinji, flet pronarja e banesës: I gjuante me...

Vrasja e 56-vjeçarit nga fqinji, flet pronarja e banesës: I gjuante me grushte dhe kur ishte i shtrirë

Alban Mermeri

Një ngjarje e rëndë u raportua këtë të hënë në Tiranë, ku u vra 56-vjeçari Nikolin Staka, pasi u qëllua me grushte nga fqinji i tij Alban Mermeri.

Pronarja e banesës në një intervistë për News 24 tregoi se 51-vjeçari Alban Mermeri ishte një person problematik në zonë dhe thuajse konfliktohej herë pas herë me banorët, kjo për hapësirën që ai pretendonte se e zotëronte me certifikatë, por që sipas pronares ishte e jashtëligjshme.

Ajo ka treguar dhe momente nga ngjarja e rëndë, duke u shpreh se autori vazhdonte ta godiste viktimën me grushte edhe pasi ky i fundit ishte i shtrirë në tokë.

Pronarja e banesës: Nuk është hera e parë që kemi konflikt me këtë person. Jo vetëm ne, por edhe banorët e pallatit. Para 20 viteve në kemi konflikt personalisht me personin në lidhje me një pronë. Në ’93 kemi hapur një vendim gjykate për çeljen e një parkingu dhe kemi marr një vendim gjykate për ushtrim aktiviteti. Pas 30 vitesh veprim aktiviteti, në 2015 ndodhemi para një vendimi gjyqësor të kësaj prone që është këtu dhe vendimi gjyqësor ekzekutohet nga prona një, jo në pronën dy, dhe përmbaruesi e ekzekuton tek godina janë. Kjo është një çështje e transmetuar edhe televizion. Por e gjithë ngjarja ka ardhur sepse ky person është mbështetur nga institucione të ndryshme. Dhe ngjarja me rëndësi ka ardhur nga pjesa e certifikatës së pronësisë, vendimin e gjykatës e ka përdorur dhe nga nxjerrë një certifikatë pronësie tek një pjerrësi këtu.

Tani të vijmë te ngjarja aktuale, personi vjen dhe i kërkon zonjës që ka dyqanin aty të largojë makinën, ai debaton me zonjë, dhe komshiu që kishte 3-4 javë që kishte ardhur, del në dritare dhe i thotë: Mos debato me zonjat. Ky i thotë: Zbrit poshtë dhe sqarohu me mua. Ai zbret dhe mendoi që ishte sqarim. Ka përfunduar në grushte dhe arsyeja që jam e shqetësuar, mënyra se si e ka goditur, i rënë personi në tokë ai vazhdonte ta gjuante akoma. Të nesërmen personi vjen, shoqëruesja që interesohej për këtë vjen dhe i thotë burrit, nuk po hapet dera. Burri hyn nga dritarja, hap derën dhe e shikon që ishte pa ndjenja, e shikojmë, e kthen nga ana tjetër dhe shikon që ishte i nxirë nga hematomat që kishte marrë.

Pyetje: Pas ngjarjes kur burri evidentoi personin të vdekur lajmëruat policinë për ngjarjen, apo ngjarja ishte referuar më parë në polici?

Pronarja e banesës: Ishte referuar një ditë më parë, erdhën punonjësit e policinë nuk panë gjë në terren dhe ikin edhe erdhën të nesërmen.

Pyetje: Autorin e arrestuan po atë ditë apo më vonë?

Pronarja e banesës: Të nesërmen e shoqëruan. Ky ka pasur mbështetje shumë të madhe nga institucionet prandaj ka vazhduar dhe pajisja e certifikatës së pronësisë në mënyrë të parregullt e ka fuqizuar dhe ka bërë konflikt me çdo person

Pyetje: Ka pasur konflikte të tjera të mëparshme me banorët e zonës?

Pronarja e banesës: Të të them çdo javë, çdo muaj nuk do të ma besojë njeri. Hapni dosjet dhe do ta shihni.

Pyetje: Motivet e konfliktit?

Pronarja e banesës: Për çështje prone, sepse thonte që jam pronari i kësaj pjese. Nuk lejonte asnjë të parkojë. Certifikata është e nxjerrë në mënyrë abuzive. Unë e kam denoncuar këtë certifikatë në Aluizni, Ministria e Drejtësisë, Kryeministri dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Para 6 muajsh sjell dy maune me zhavorr, i bëjmë shkresë Komisariatit se i solli pa dokument Policia i bën shkresë Bashkisë të vijë të heqë zhavorrin dhe pra bashkia neglizhente nuk ka marrë masa, dhe duke mos marrë masa ky është fuqizuar më shumë.