Gjeneral brigade Arben Kingji është propozuar për Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në vend të Bajram Begajt, i cili tashmë është President i Republikës.
Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, pritet të dekretojë Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.
Gjeneral brigade Arben Kingji mbante deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Më herët ai ka qenë Komandant i Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Ai ka qenë edhe Komandant i Policisë Ushtarake, komandant i kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.