Trupi i pajetë i gjetur në Itali pak ditë më parë është identifikuar nga autoritetet atje dhe i përket një shqiptari. Viktima është Shefki Kurti, 71 vjeç, banues në Rovigo, i martuar dhe pensionist.
Trupi i shqiptarit u copëtua dhe u vendos në qese plastike të cilat u hodhën në një kanal. Zbulimi i parë i trupit të pajetë ishte të enjten në mëngjes kur u vu re një këmbë njeriu.
Pak më vonë u gjetën koka dhe pak më pas edhe krahët, të mbyllura në katër thasë të zinj.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, megjithatë autoritetet atje po punojnë për zbardhjen e plotë.
Policia italiane ka ftuar të gjithë ata persona që kanë informacione të dobishme për viktimën të paraqiten në komisariat.