Bordi i Transparencës vendosi pas mbledhjes së zhvilluar këtë të martë, që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri.
Benzina do të shitet me çmimin 207 lekë për litër, ndërsa gazi me çmim 69 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot më 2 gusht në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.