Një pronar lokali në Sarandë është shpallur në kërkim. Kjo pasi ai ka kërcënuar klientët e tij me një thikë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë”, thuhet në një njoftim të uniformave blu.
Policia po vijon punën për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.