Gazeta amerikane “New York Post” ka publikuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të shtunën, ku aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi humbën jetën pasi u hodhën nga kati i gjashtë i ndërtesës ku jetonin.
Sipas “New York Post”, bëhet me dije se ngjarja është filmuar dhe ka qenë bashkëshortja e para që ka rënë duke u përplasur në rrugë dhe disa sekonda më vonë është hedhur edhe aktori.
Trupat e tyre, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, rreth orës 09:15 të mëngjesit të së shtunës, thanë burimet policore.
Autoritetet kanë deklaruar se ende nuk dihen shkaqet që shtynë çiftin që të ndërmerrnin këtë akt, teksa bëhet e ditur se Belliu mund të punuar së fundmi si shofer për të përballuar jetesën.
Policia nuk kishte marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili u vendos në ndërtesën në “Bronx” me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë.