Një tjetër trofe për Realin e Carlo Ancelottit. “Los Blancos” triumfojnë në finalen e Super kupës së Europës kundër fitueses se edicionit të Europa League sezonin e kaluar gjermanët e Eintracht të Frankfurtit me rezultatin 2-0.
Golat, një për çdo pjesë, u shënuan nga austriaku David Alaba (36) dhe francezi Karim Benzema (65) që po shkon gjithnjë e më shumë drejt Topit të Artë.
Gjermanët, që nuk paraqitën në fushë një nga lojtarët e tyre më në formë, Kostic, i cili tashmë mund të zyrtarizohet te Juventusi.
Dy klubet përballeshin mes tyre pas 62 vitesh në një kompeticion europian dhe për herë të fundit kanë luajtur në finalen e Kupës së Kampioneve, në vitin 1960, me triumfin me goleadë të Real Madrid, 7-3.