Një efektiv policie është sulmuar nga dy persona në Peshkopi. Mësohet se rreth orës 13:35 në lagjen Kamen, dy persona D.S dhe S.S janë përfshirë në një konflikt me efektivin e policisë M.K.
Policia raporton se dy persona e kanë qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar dëme efektivit i cili mësohet se ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.
Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.
“Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K (punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.
Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt”, njofton policia.