Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” me drejtues 36-vjeçarin me iniciale E.Gj. është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues 32-vjeçarin me iniciale D. L.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç (pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Burime pranë këtij spitali pohojnë se po monitorohet gjendja e të lënduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet. Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.