“France Football” ka publikuar 30 kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”, Fituesi i “Topit të Artë” do të zgjidhet në tetor.
Revista franceze ka zbuluar kandidatët, me Karim Benzema që cilësohet nga të gjithë si kandidati kryesor për triumfin e çmimit prestigjioz. Ajo që bie në sy është mungesa e Lionel Messit.
Rekordmeni i “Topit të Artë”, çmim që e ka fituar plot shtatë herë në karrierë. “Pleshti” mbylli sezonin e parë te PSG, teksa pak gjëra të bukura mbahen mend prej tij tek ekipi francez.
Messi jashtë listës së 30 kandidatëve nuk ndodhte prej 17 vitesh. Hera e fundit ishte në vitin 2005.
Nga Serie A janë vetëm tre emra, të gjithë të huaj: Vlahovic, Leao dhe Maignan
Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City janë skuadrat më të përfaqësuara në listë me nga gjashtë futbollistë.