Tri makina janë përfshirë ditën e sotme në një aksident në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.
Një automjet tip “Toyota” me drejtues 49-vjeçarin me iniciale A.C. është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues 47-vjeçarin P.M. dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.
Drejtuesi i automjet tip “Toyota” dhe drejtuesi i makinës tip “Ford”, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford” ndodhen në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.