Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (Dj Dagz) do të bëhen prindër për herë! Lajmi për shtatzëninë e Einxhel u bë me dije ditën e djeshme nga vetë moderatorja përmes një videoje në Instagram.
“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”, shkroi krah videos Einxhel.
Dyshja mori shumë komente në videon e publikuar, por komenti i Ilirit Shaqiri mori vëmendjen.
“I tejkaluat parashikimet. Bravo ju qoftë,”- shkruan fituesi i Big Brother Vip.
Nga ana tjetër edhe Beatrix ka bërë një urim special për Dagz dhe Einxhel.
“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. Zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë,”-shkruante këngëtarja në Instastory.
Ndërkohë, së fundmi ka reaguar edhe Dj Dagz. Ai ka postuar një postim në Instagram Stories ku shkruan: Faleminderit Zot!
Einxhel dhe Dagz kanë qenë një ndër çiftet më të pëlqyer që brenda shtëpisë së BBV.