Dopietë, gola në debutimin absolut në Serie A dhe emocione që tifozët nga e gjithë Italia, por jo vetëm, i kishin lënë mënjanë për disa javë. Seria A 2022-2023 ka filluar, me skuadrat e mëdha që konfirmojnë ambiciet e tyre dhe spikatjen e disa lojtarëve që do të shënjojnë në mënyrë të pashmangshme fatin e kampionatit.
Nga Di Maria te Dumfries, duke kaluar përmes protagonistëve të tjerë të javës së parë të kampionatit, le të zbulojmë së bashku “Top 11” e zgjedhur nga GOAL për startin e edicionit të ri të Serie A: FALCONE; DUMFRIES, TOLOI, MANCINI, THEO HERNANDEZ; DI MARIA, CRISTANTE, ZIELINSKI, KVARATSKHELIA; VLAHOVIC, REBIC.
Falcone
Një nga protagonistët e Lecce-Inter. Me pritjet e tij mbajti në ekuilibër rezultatin e “Via del Mare” deri në minutën e 95-të, kur nuk mundi të bënte asgjë ndaj goditjes nga afër të Dumfries. Debutimi si titullar në Serie A nuk është i keq.
Dumfries
Inzaghi e aktivizoi atë gjatë ndeshjes në zhvillim dhe e ndërroi fytyrën e Lecce-Inter, fillimisht duke goditur shtyllën, më pas duke shënuar golin e fundit dhe të fitores në minutën e 95-të. Holandezi iu dha tri pikët e para zikaltërve. Më shumë për të shtuar?
Toloi
Është goli i tij i parë në sezonin e ri të Atalantës, e cila mposhti Sampdorian. Në një nga kampionatet më të rëndësishëm për “Hyjneshën”, pa Evropë dhe me nevojën për një projekt të ri, Toloi përfaqëson sigurinë për të tijtë.
Mancini
Ishte një nga protagonistët e ndeshjes së parë të kampionatit të ri të Romës, fitimtare ndaj Salernitanës. Ah, dhe një detaj kurioz i raportit të ndeshjes të bën të buzëqeshësh: ai nuk u paralajmërua (me karton) nga arbitri. Kur e nis mirë…
Theo Hernandez
Nuk mund të mungonte ylli francez, autori i golit të parë të kampionatit të ri të Milanit, kampion i Italisë. Theo Hernandez shënoi golin e barazimit momental ndaj Udineses me penallti, por në përgjithësi ishte protagonist në përputhje me pritshmëritë për të. Një “tren”…
Di Maria
“El Fideo” nuk mund ta imagjinonte një debutim më të mirë në Serie A me fanellën e Juventusit. E majta e tij që iu dha avantazhin fillestar bardhezinjve ishte një perlë. Në pjesën e dytë iu afrua golit tjetër, me një goditje që preku shtyllën e portës kundërshtare. Shumë mirë.
Cristante
Fitorja e parë e Romës në kampionat mban firmën e tij. Pritshmëritë për skuadrën e José Mourinhos do të vazhdojnë të jenë të larta, si dhe ato që lidhen me fatin e Cristante, i cili tashmë ka vendosur një tullë të rëndësishme për rikonfirmimin e tij në mesfushë, në sfidat e ardhshme.
Zielinski
Në prag të ndeshjes dhe në parasezon kishte disa dyshime për sezonin e ri të Zielinskit, të gjitha të zgjidhura nga polaku dhe goli kundër Veronës. I vendosur mes mesfushorëve (4-3-3), ai tregoi se mund të ndikojë si në ditët më të mira. Një lajm i mirë për Napolin.
Kvaratskhelia
Nuk kishte asnjë dyshim dhe në fakt nuk mori as një ndeshje për të konfirmuar pritshmëritë e tij. Kvaratskhelia tashmë e ka bërë të qartë se mund të jetë një nga zbulimet e kampionatit të ri të Serie A.
Vlahovic
Përtej portës, ndikimi i Vlahovicit në kampionatin e ri, i përfaqësuar dukshëm nga dy golat kundër Sassuolo-s, mund të përfshihet në një sekuencë imazhesh kyçe.
Ante Rebic
Ra në sy qysh në start, në fakt i dorëzoi suksesin Milanit ndaj Udineses. Rebic konfirmon atë që u shfaq në parasezon, në lartësinë e pritshmërive, duke ngritur disa pikëpyetje për përdorimin e ardhshëm të Giroud, Origi dhe Ibrahimovic. Ky Rebiç është i pazëvendësueshëm.