Aktualitet Bëhuni gati sërish për të nxehtin afrikan, por fundjava…

Bëhuni gati sërish për të nxehtin afrikan, por fundjava…

Bëhuni gati sërish për të nxehtin afrikan. Sipas sinoptikanëve, këtë javë Shqipëria do të përfshihet nga temperatura të nxehta.

“Duke filluar nga e mërkura deri të premten do kemi rritje të ndjeshme temperaturash për shkak të masave afrikane që ndodhen në brigjet greke. Shqipëria do pësojë rritje të temperaturave dhe të  ngjitet në 38 gradë”, tha sinoptikania Lajda Porja për Tv Klan.

Por në fundjavë, moti merr sërish kthesë duke risjellë ditë vjeshte.

“Kjo situatë pritet të ndryshojë menjëherë në fundjavë ku e shtuna do sjellë rënie të temperaturave, reshje shiu dhe erë të fortë.”

Për të gjithë ata që kanë zgjedhur fundin e muajit Gusht për pushime, temperaturat nuk do t’i kalojnë 33 gradë.