Shërbimi është një katastrofë në Karen’s Diner në Sidnei.
Kamerierët e vrazhdë bërtasin dhe u hedhin menutë klientëve. Por të kesh një përvojë të tmerrshme është e gjithë ideja e restorantit.
“Është një nga këto ide që ju thjesht mendoni se “kjo mund të funksionojë dhe na befasoi disi sepse njerëzit duan të trajtohen kështu me sa duket”, thotë Mitch Ransley, menaxher i përgjithshëm i Karen’s Diner Sydney.
“Atyre u pëlqen t’u bërtasin kamerierëve ndërsa kamarierët u bërtasin atyre”.
Pse njerëzit e duan Karen’s Diner?
Mungesa e formalitetit është diçka interesante edhe për klientët.
“Shumë restorante të Sidneit janë shumë formale. Duhet të vishesh sipas një kodi, je i detyruar të përdorësh fjalë si “të lutem dhe faleminderit”. Ndërsa në Karen-s Diner cdo njeri mund të jetë vetvetja ose dhe versioni më i keq i vetes”, shton Ransley.
Por ka rregulla bazë: stafi nuk mund të tallet me personat me aftësi të kufizuara, të bëjë komente raciste apo seksiste.
“Për sa kohë që nuk bëni asgjë me keqdashje, shkoni dhe argëtohuni”, thotë Elizabeth McDonald, një nga klientet e restorantit.
Kamarierët thonë se për to, kjo është puna më e mirë në botë.
“Mund ta quaj çfarë të dua një klient dhe nuk do jem në telashe për këtë”.
Cilat janë reagimet e klientëve ndaj kësaj përvoje “të vrazhdë” të ngrënies?
Klientët shkojnë aty për abuzim.
“Ata më kanë bërë të gjithë të pendohem pse jam vegane”, thotë një nga klientet.
Restoranti fillimisht u hap si një hapësirë e vogël në tetor 2021, por mania e “Karen’s Diner po përhapet me shpejtësi.
Degët janë hapur në Melburn dhe Brisbane në Australi dhe në Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar. Ka plane për dy vende të tjera në Perth dhe Gold Coast, me prenotime tashmë të plotësuara.