Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet.
Duke nisur nga kjo e mërkurë, nafta do të shitet 227 lekë/litri nga 221 lekë që shitej deri tani. Benzina 201 lekë për litër. Ndërsa gazi i lëngshëm 78 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Ndërkohë, çmimi i naftës në tregjet globale ka arritur në nivelin më të ulët që prej muajit shkurt, kohë kur nisën edhe tensionet e luftës Rusi-Ukrainë.
Bursa e Londrës është hapur këtë të mërkurë me çmimin 92 dollarë për fuçi, nga 98 dollarë që ishte një javë më parë, ndërsa në bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 fuçi kushton 86 dollarë.