Rreth 15 persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës nën cilësinë e personave të dyshuar dhe që mund të ndihmojnë hetuesit për zbardhjen e vrasjes së Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos.
Teksa kanë kaluar më shumë se 24 orë nga krimi i rëndë ende nuk ka gjurmë të autorëve. Dy vlonjatët u ekzekutuan brenda 2 minutash, nga plumbat e tre kallashnikovëve, që u përqëndruan tek xhamat anësorë nga krahu i shoferit dhe xhami ballor i makinës.
Sipas burimeve të policisë, autorët kanë ndjekur lëvizjes e viktimave prej ditësh. Policia dyshon se autorët janë vrasës me pagesë, të cilët dogjën mjetin pas krimit.