Kryesore Njolloset peshëngritja/ Evangjeli Veli sërish me doping, humb medaljet e fituara në...

Njolloset peshëngritja/ Evangjeli Veli sërish me doping, humb medaljet e fituara në Europian

Peshëngritja shqiptare njolloset përsëri nga dopingu. Evangjeli Veli ka rezultuar pozitive në testet e kryera së fundmi nga qendra ndërkombëtare e Testimeve. Peshëngritësja kuqezi sipas analizave rezulton se ka përdorur stanazolol në Kampionatin Europian.

Shqiptarja u shpall kampione Europe më 29 maj në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë nga ku mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë.

Në pritje të përgjigjes së testit B, Veli dhe federata Shqiptare e peshëngritjes janë pezulluar.

Nëse konfirmohet dopingu, shtangistja kuqezi rrezikon të paktën deri në 8 vjet pezullim, sepse është përsëritëse, pasi u gjet me doping edhe në vitin 2018.

Në të shkuarën Shqipëria ka vuajtur shumë herë pasojat e dopingut, teksa nuk kanë qenë të pakët sportistët që kanë rezultuar përdorues të substancave të ndaluara.