Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi me rusët në uzinën ushtarake në Gramsh.
Ambasadorja Kim thotë se bisedoi me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të cilëve u shprehu mbështetjen e SHBA.
“Bisedova me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të FA Gjeneralin Kingji të cilëve u urova shërim të shpejtë për 2 ushtarakët që u plagosën duke mbrojtur objektin ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatin tonë, teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të zbardhur faktet dhe që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikane në Twitter.