Nga Artan Hoxha
Asgjë e re, nga ngjarja në perëndim të Shqipërisë…
Sot, bëri shumë zhurmë, arrestimi i një efektivi të Forcës së Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka shërbyer si truprojë apo shofer i “mbretit të lojërave të fatit” në Shqipëri, Ervis Martinaj…
Për ata që e kanë njohur Martinajn, ky fakt nuk përben asnjë çudi.
Sa për ilustrim po sjell një episod në vitin 2015, pak kohe pas operacionit me emrin e koduar “Fundi i marrëzisë”, ku synohej të goditej paligjshmëria në industrinë e lojërave te fatit, por ne fakt ndodhi e kundërta.
Moderatori i Neës24, me kishte ftuar në rubrikën “Opinion”, q transmetohej live, çdo pasdite në orën 17:00.
Gjate bisedës po shpjegoja se si krimi i organizuar korruptonte policinë, jo vetëm që ta neutralizonte për të mos e goditur, por edhe për ta kthyer në një bashkëpunëtorë në luftën kundër grupeve rivale…
Në një moment moderatori më pyet, se deri në çfarë niveli shkonte ky korrupsion dhe si bëhej pagesa?!
Po të sjell vetëm një detaj,-i thashë.
Tirana, ka 6 shefa komisariatesh. Kam mësuar se 5 prej tyre, marrin një shpërblim fiks prej 2 mijë eurosh në muaj nga një kompani bastesh, që kontrollon tregun e lojërave të fatit në vend dhe ka lidhje të forta me boten e krimit.
Kjo tarifë u jepet drejtuesve të komisariateve aforfe, qoftë dhe pa bërë asnjë kontakt ose bashkëpunim. Pastaj kush tregohet me fleksibël, e shumëfishon pagesën në varësi të kontributit që jep.
Kaq mjafton që ky grup i strukturuar kriminal, jo vetëm të mos goditet në aktivitetin që kryen, por edhe të ndihmohet duke sulmuar rivalët e tij.
Në atë moment moderatori më pyet:
Sikur ishin 6 shefa komisariatesh, pse thua që vetëm 5 prej tyre janë në borderonë e kompanisë së lojërave te fatit???!!
I gjashti, i thashë, nuk e ka marre akoma emërimin, është vetëm i komanduar dhe nuk e di nëse e kanë futur në listëpagesë…
Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga mbarimi i emisionit, kur me bie celulari dhe nga ana tjetër e telefonit, me foli një person, i cili u prezantua si Vis Martinaj.
“E ndoqa me vëmendje emisionin tuaj, por ishe pak i pasaktë”,-me tha.
I zënë në befasi, pasi e njihja mirë kush ishte, çfarë përfaqësonte dhe nuk e prisja të më merrte vetë në telefon, i them: ku isha i pasaktë?!!
“Dëgjo-me tha,- edhe ai i gjashti, është në listëpagesë”…
Prandaj, nëse diku, apo dikur, do të gjendet listëpagesa që Vis Martinaj, u ka bërë zyrtarëve të lartë të shtetit, drejtuesve të policisë, prokurorëve ose gjyqtarëve, nëpërmjet kompanive të tij të lojërave të fatit, do të habiteshin edhe specialistët më të mirë të Ministrisë së Financave, se sa rigoroze dhe e saktë ka qenë e përpiluar….