Aktualitet Plagoset me armë zjarri një person në Kurbin, policia kap autorin

Plagoset me armë zjarri një person në Kurbin, policia kap autorin

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të çastit mes dy bashkëfshatarëve.

I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur Rasim Tafa. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka ndaluar autorin e dyshuar të plagosjes, i identifikuar si Met Lika.