E veja e Kobe Bryant ka marrë 16 milionë dollarë dëmshpërblim për publikimin e fotove të rënda të rrëzimit të helikopterit që vrau yllin e basketbollit amerikan dhe vajzën e tij në vitin 2020.
Vanessa Bryant, 40 vjeç, tha se kishte sulme paniku pasi mësoi se imazhet e marra nga zëvendësit e sherifit të kontesë së Los Anxhelosit dhe zjarrfikësit ishin shpërndarë.
Një juri federale tani tha se qarku duhet të paguajë zonjën Bryant për shqetësimin emocional.
Bashkë-paditësi Christopher Chester do të paguhet 15 milionë dollarë.
Bashkëshorti i zonjës Bryant, Kobe Bryant, 41 vjeç, vajza Gianna, 13 dhe gjashtë miq të familjes vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në Kaliforni në janar 2020. Chester humbi gruan e tij Sarah dhe vajzën Payton në aksident.
Një raport nga Los Angeles Times që pretendon se punonjësit e qarkut kanë marrë fotografi në vendin e përplasjes dhe i kanë ndarë me të tjerët, ka zemëruar familjet e viktimave.