Gjykata e Elbasanit la në fuqi masat e sigurie arrest me burg për minorenin Horgito Peqini dhe bashkëpunëtorin e tij, Klaudjan Sallufi, të akuzuar për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim të 33-vjecarit, Madrid Ulqinaku, disa ditë më parë në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit.
Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, asnjë nga të arrestuarit nuk ka pranuar të japë deklaratë përpara gjykatës, ndërsa edhe avokatët nuk kanë kërkuar masa më të buta sigurie.
Sipas prokurorisë, Horgito Peqini, i cili ende nuk i ka mbushur 18 vjeç, është autor i vrasjes se 33-vjeçarit, ngjarje kjo e provokuar pas një debati të çastit në një prej lokaleve pranë bulevardit te qytetit.