Bota “Digjen 10 milionë dollarë në ditë”, Rusia shpërdoron gazin, ndërsa Europa përjeton...

“Digjen 10 milionë dollarë në ditë”, Rusia shpërdoron gazin, ndërsa Europa përjeton krizë

Teksa faturat e energjisë në Europë po prekin qiellin, Rusia po shpërdoron sasi të mëdha të gazit natyror duke e djegur atë.

Kështu raporton BBC, duke cituar disa analistë që thonë se një impiant pranë kufirit me Finlandën, po djeg çdo ditë gaz natyror me një vlerë prej 10 milionë dollarësh.

Ekspertët konfirmojnë se ajo sasi në të kaluarën është eksportuar në Gjermani, ndërsa tani nuk kanë ku ta shesin atë për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit për luftën e nisur në Ukrainë.

Ndërkohë shkencëtaret janë të shqetësuar për efektet e këtij shpërdorimi të gazit në ndryshimet klimatike.

Këto sasi të mëdha që po digjen lëshojnë volum të konsiderueshëm të dioksidit të karbonit, gjë e cila mund të ndikojë në shkrirjen e akullnajave të Arktikut.