Pas hetimeve që SPAK-u ka nisur ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar publikimin e fakteve të reja, që sipas tij komprometojnë kryeministrin Edi Rama në aferën e inceneratorëve dhe atë të Portit të Durrësit.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale Meta thotë se “përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi me qëllim spostimin e vëmendjes së opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme”.
Sipas Metës, monopolin e drejtësisë e ka vetëm populli dhe ai do të jetë gjykatësi më i drejtë shumë shpejt.