Sport Përmbysje e City-t, Haaland shënon tripletën e parë në Premier. Chelsea rikthehet...

Përmbysje e City-t, Haaland shënon tripletën e parë në Premier. Chelsea rikthehet te fitorja

Manchester City ishte autor i një përmbysje madhështore në Etihad Stadium përballë Crystal Palace me rezultatin 4-2. The Citizens e panë veten në disavantazhin e dy golave në fraksionin e parë të lojës, ndërsa nuk mundën të krijonin rrezikshmëri në repartin e avancuar.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, vendasit e trajnerit Pep Guardiola ishin më të motivuar se kurrë duke arritur një përmbysje spektakolare të udhëhequr nga Erling Haaland.

Në fakt, golin e parë e shënoi Bernardo Silva, por më pas skenën e rrëmbeu norvegjezi i cili u tregua i pamëshirshëm në çdo prekje të topit në zonë duke realizuar një tregolësh, tregolëshin e parë prej momentit kur ka mbërritur në Angli teksa tashmë 22-vjeçari shkon në kuotën e gjashtë golave në Premier League.

Kështu, me rezultatin 4-2 u mbyll takimi ndërsa pas kësaj sfide, City renditet në vendin e parë me dhjetë pikë, ndërsa Crystal Palace mbetet në vendin e 13-të me katër pikë.

Chelsea rikthehet te fitorja

Chelsea ia ka dalë të marrë tre pikë në javën e katër të Premier League përballë Leicester City, duke u rikthyer te fitorja pas dy raundesh, ndonëse që nga minuta e 28’ ishte me 1 lojtar më pak. “Blutë” e Londrës mbetën inferior përballë “dhelprave” kur Callagher mori kartonin e dytë të kuq dhe la skuadrën e Tuchel me 10 lojtarë. Megjithatë vendasit treguan që edhe në një situatë të tillë dinë të triumfojnë.

Chelsea gjeti rrugën drejt rrjetës me Sterling që shënoi në minutën e 47’, pas një asisti nga Cucurella, më pas do të ishte po anglezi ai që do të realizonte, duke i dhuruar dopietë ekipit të tij në minutën e 63’. Miqtë tentuan të reagonin dhe shënuan në minutën e 67’ me Barnes, megjithatë ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1. Pas javës së katërt Chelsea renditet në vend të 6 me 7 pikë, teksa Leicester qëndron në vend të 19-të me vetëm 1 pikë.