Aktualitet Ky është Jeton Lami, polici që ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn

Ky është Jeton Lami, polici që ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn

Jeton Lami dhe Ervis Martinaj

Euronews Albania siguron foton e Jeton Lamit, agjentit të Forcave Operacionale, i cili akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Lami akuzohet se ka transportuar Ervis Martinajn me një makinë nga Durrësi në Tiranë në fillim të muajit gusht.

Për Lamin Gjykata e Kurbinit caktoi të enjten masën e sigurisë “arrest me burg” për shpërdorim detyre.

Në seancën gjyqësore, agjenti nuk foli para trupës gjykuese, ndërsa avokati i tij paralajmëroi se do të ankimohet në apel vendimi.

Sipas burimeve, Lami po mbahet ne burgun e Shënkollit, nën trajtim të veçantë sigurie, për shkak të detyrës që ka mbajtur, por dhe përfshirjen si mbështetës i Martinajt./Euronews Albania