Sport Abraham i përgjigjet Vlahovic, Juve dhe Roma ndajnë pikët në Torino

Abraham i përgjigjet Vlahovic, Juve dhe Roma ndajnë pikët në Torino

Juventus nuk arrin të gjejë rrugën e fitores në supersfidën e së shtunës kundër Romës. 1-1 përfundon sfida në “Allianz Stadium” mes bardhezinjve dhe skuadrës së Jose Mourinhos.

Ndeshjen z zhbllokoi që në minutën e dytë  Dusan Vlahovic me një goditje të bukur dënimi.

Gjithsesi, minutat në vijim rikthyen Romën protagoniste e ndihmuar edhe nga sistemi VAR që anuloi edhe një gol të Locatellit.

Golin e barazimit e shënoi Tammy Abraham i asistuar nga ish-i Dybala.