Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka kaluar një natë tmerri në shtëpinë e tij.
Sipas raportimeve nga “El Pais”, katër persona të maskuar me kapuça kanë hyrë në shtëpinë e Aubameyang në Castelldefels.
Lojtari i Barçës është dhunuar dhe së bashku me gruan e tij janë kërcënuar me armë nga grabitësit.
Këta të fundit kishin hyrë në shtëpinë e 33-vjeçarit nga kopshti, ndërsa hapën kasafortën nga e cila morën disa bizhuteri.
Në fund, kriminelët do të kishin ikur me një Audi A3 të bardhë, e cila ende nuk është identifikuar nga autoritetet në pronësi të kujt është.