Policia ka arrestuar brenda pak orësh autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë, Arsen (Hamza) Muskurtin, 38 vjeç. Ai mësohet se u arrestua në zonën e 5 Majit, ku dhe kishte shtëpinë. Policia nuk ka mundur të gjejë ende armën e krimit.
Arsen Muskurti akuzohet se qëlloi për vdekje vëllain Alban Muskurti, 44-vjeç dhe bashkëshorten e tij Nora Muskurti, 33 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 në zonën e Myslym Shyrit aty ku viktimat kishin një agjenci udhëtimesh.
Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë një konflikt që vijonte mes palëve prej kohësh.
Konflikti në fjalë duket se vërtetohet edhe në rrjetet sociale, aty ku autori i dyshuar i ngjarjes, e akuzonte vëllain dhe bashkëshortin e tij për shpifje e baltosje dhe hidhte vrer mbi ta.