Kryesore “Unë bërtita. JOOOO!” Qindra protestues në sheshin Nënë Tereza për përdhunimin e...

“Unë bërtita. JOOOO!” Qindra protestues në sheshin Nënë Tereza për përdhunimin e 11-vjeçares

Një protestë është organizuar para sheshit Nënë Tereza, në solidaritet me protestat në Kosovë për përdhunimin në grup të 11-vjeçares nga Prishtina.

Qindra njerëz kanë protestuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa kërkojnë një dënim më të ashpër për 5 personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Mes tyre, edhe personazhe nga bota e ekranit janë bërë pjesë e protestës, ndërsa në duar mbanin pankarta me shkrimin “Unë bërtita. JOOOO!”.

Mes tyre kishte edhe shumë personazhe të njohur që nga ish-konkurrentët e Big Brother, si Beatrix Ramosaj, Fifi, Monika Lubonja, Kledi dhe Sheila.

Ramosaj kishte sjellë në protestë edhe një pankartë picante një shprehje që u bë virale gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip.

Në protestë ka qenë edhe Bora Zemani e shoqëruar nga nëna dhe djali i saj si dhe dy mikesha të ngushta, si dhe emra të njohur të ekranit dhe skenës si Anxhela Peristeri dhe Jonida Shehu.

Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren.

Pas daljes në dritë të rastit të rëndë, ka dhënë dorëheqjen drejtori i Drejtorisë për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve pranë Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ali Gashi. Një ditë më parë, pas këtij rasti ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.