Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve. Kjo është dita e dytë radhazi që nafta ka pësuar rënie në çmim.
Sipas njoftimit të ri, nafta do të shitet me 237 lekë/litër nga 239 lekë që u vendos më 31 Gusht. Benzina ka shënuar një ulje prej 3 lekë dhe kushton 196 lekë/litri nga 199. Gazi ka mbetur i pandryshuar duke ruajtur vlerën 78 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më datë 1 Shtator, ora 18:00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.