Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Nafplios në Greqi, ku një familje ka rënë pre e një grabitje. Dy persona të armatosur, por të pamaskuar, hynë në një apartament dhe ju lidhën duart me fasheta plastike 3 anëtarëve të familjes; prindërve dhe djalit të vogël.
Pasi morën paratë dhe sendet me vlerë, u larguan me nxitim. Por me vrap i ndoqi djali i vogël me duart e lidhura. Ai bërtiste duke kërkuar ndihmë, e në këtë moment njëri prej autorëve pëson goditje në tru dhe rrëzohet në tokë. Ndërkohë, banorë të tjetër të zonës por dhe dëshmitarë okularë kur panë se çfarë po ndodhte, njoftuan menjëherë policinë.
Autoritetet u nisën drejt vendngjarje dhe neutralizuan grabitësin e dytë. Ky i fundit u kap duke hedhur armën në një kosh mbeturinash.
Autorëve iu gjetën sendet dhe paratë e vjedhura, të cilat ju kthyen familjes. Ndërsa grabitësi i parë që pësoi goditje në tru ndodhet në spital në gjendje kritike.
Kurse i dyti është i arrestuar dhe po merret në pyetje.