Aktualitet Ishte zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në...

Ishte zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Itali

Një biznesmen shqiptar në Itali, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familja dy ditë më parë, është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Viktima i identifikuar si Fatmir Ara, 43 vjeç është gjetur nga policia në një zonë fshati në San Carlo Canavese (Torino) i qëlluar me një armë zjarri tip pistoletë.

Biznesmeni ishte larguar nga shtëpia e tij në Torino më 2 shtator.

Mediat italiane shkruajnë se trupi i pajetë është gjetur në tokë, pak hapa larg një karroce të errët të parkuar përgjatë një rruge të vogël.