Gazetari Elton Qyno u shpreh për Euronews Albania se agjenti Jeton Lami dëshmoi para ish-drejtorit të Policisë së Shtetit se Ervis Martinaj ndihmohej edhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.
Gazetari nënvizoi se nëse do të kemi një procedim penal për dëshminë e tij, gjysma e drejtuesve të Policisë do të shkarkohen.
“Ka treguar marrëdhëniet e tij me Ervis Martinaj. Ka treguar marrëdhëniet e Ervis Martinajt me zyrtarë të lartë. Ka treguar format e shërbimit të ndihmesë që i jepe policia, jo vetëm në terren, por edhe në kupolën e policisë këtij shteti. Nëse do të kemi një procedim penal për dëshminë e tij, kam frikë se gjysma e drejtuesve të lartë në atë godinë nuk do jenë në atë godinë”, u shpreh Qyno.
“Martinaj kishte hasmëri nga Lezha në Vlorë”, gazetari: Lami të tregojë ku e dorëzoi
Agjenti i policisë Jeton Lami i arrestuar si peroni që shoqëroi dhe ndihmoi Ervis Martinajt ka treguar marrëdhëniet e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit me këtë individ dhe ndihmën që i jepte kupola e policisë së shtetit Martinajt.
Gazetari Elton Qyno, tha në një intervistë për Euronews Albania tha se agjenti i policisë është dëshmitari kyç në zhdukjen e Ervis Martinajt, pasi është kontakti i fundit me të në zonën e Shijakut nga ku nuk ka pasur më asnjë gjurmë e tij.
Sipas Qynos, dëshmia e agjentit është thelbësore për të kuptuar fatin e të shumëkërkuarit, i cili siç tha kishte hasmëri nga Lezha në Vlorë, me njerëz që e gjurmonin dhe synonin ta ekzekutonin.