Bota Rusia fut në listën e zezë edhe yjet e Hollivudit Ben Stiller...

Rusia fut në listën e zezë edhe yjet e Hollivudit Ben Stiller dhe Sean Penn

Njëzet e pesë qytetarë të tjerë amerikanë janë futur në listën e zezë te Rusisë në përgjigje të sanksioneve të vazhdueshme të administratës së Biden kundër qytetarëve rusë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse në Moskë.

Aktorët amerikanë Sean Penn dhe Ben Stiller janë ndër figurat e ndaluara politike, kulturore dhe të biznesit. Dy aktorët janë bërë pjesë e listës së zezë për shkak të besnikërisë së tyre politike ndaj Ukrainës në përgjigje të pushtimit rus.

Penn dhe Stiller kanë qenë të zëshëm në përkrahjen e tyre për Ukrainën dhe janë pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Penn ka qenë në Ukrainë për të incizuar një dokumentar kur ka nisur lufta më 24 shkurt, si dhe ka vizituar rajonet Buça dhe Irpin, zonat ku kanë ndodhur mizoritë kundër civilëve nga forcat ruse.

Ndërsa Stiller ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në Kiev, duke e quajtur atë “hero”.

Aktorëve u janë bashkuar në listën e zezë disa kongresmenë dhe CEO.

Politikania e rangut më të lartë është sekretarja Amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo. Gjithashtu, presidenti amerikan, Joe Biden u sanksionua në mars.