Armina Mevlani zbuloi sonte se pas 9 vitesh lidhje, më në fund do të ketë një dasmë me partnerin, Shkëlzen Berishën.
Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.
“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi Armina në “Goca dhe Gra”.
Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë.
Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të. Një fustan i dytë do të jetë nga një stilist shqiptar.
“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha Mevlani.
A do të jetë dasma private?
Edhe pse më parë, Armina ka thënë se po planifikon të bëjë një dasmë private, mesa duket planet kanë ndryshuar. Dasma nuk do të jetë “private”.
Armina dhe Shkëlzeni u fejuan në tetor të 2018-s në një ceremoni private.