Gjatë prezantimit të paketës antikrizë, Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte se familjet të cilat konsumojmë më shumë se 800 kilovat orë do ta paguajnë energjinë elektrike me çmimin e tregut. Rama tha se bëhet fjalë për 6-7 përqind e familjeve që rezulton se shpenzojnë mbi 800 kilovat orë dhe se kjo masë synon krijimin e “një presioni për të ulur konsumin e tepërt të energjisë në kushte krize”. Rama rikthesoi se nuk do të ketë rritje çmimi të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin i vogël.
“Jemi sot i vetmi vend në rajon dhe në Europë që ka marrë një vendim të prerë politik, për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo mbrojtje deri tani rezulton edhe arsyeja themelore pse ne kemi inflacioni më të ulët në rajonin tonë dhe kemi një inflacion arsyeshëm të ulët në Europë.
Por sigurisht që ka një ‘por’ shumë të madh këtu, nisur nga analiza e gjithë fashave të konsumatorëve, kemi mbi 90 përqind konsumatorë familjarë që konsumojnë rregullisht më pak se 800 kilovat orë dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6-7 përqind të totalit që konsumojnë më shumë.
Dhe aty bëhet fjalë për konsumatorë familjarë, me vila me pishina, me oborre gjëra, për të cilët mendojmë se ka ardhur kohë që nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit, ndaj çdo kilovat mbi 800, do të paguhet me çmimin e tregut. Me ketë synojnë të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë në kushte krize”.