Sport Graham Potter do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t, Brighton merr...

Graham Potter do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t, Brighton merr 23 milionë euro

Graham Potter ka rënë parimisht dakord për kushtet e kontratës për t’u bërë trajneri i ri i Chelsea-t. Ai do të jetë në stolin e “Bluve” të Londrës në ndeshjen ndaj Fulhamit, të shtunën.

Potter, i cili po shqyrton disa detaje përfundimtare të kontratës mëngjesin e sotëm, pritet të jetë zyrtarizohet shumë shpejt nga Chelsea, që nuk kërkon të humbë më shumë kohë për të zëvendësuar Thomas Tuchelin, i cili do të marr dëmshpërblim 13 milionë stërlina për prishjen e njëanshme të kontratës.

Potter mori lejen nga drejtuesit e Brightonit për të nisur bisedimet me pronarët e Chelsea-t të mërkurën pasdite. Diskutimet kanë vijuar deri në mbrëmje dhe palët parimisht kanë rënë dakord për kushtet e kontratës.

Tani i takon klubit në pronësi të Todd Boehly që të negociojë me drejtuesit e Broghtonit për shumën që duhet të paguajnë si dëmshpërblim për prishjen e kontratës me trajnerin e tyre.

Flitet për rreth 23 milionë euro si çmimi i vendosur në klauzolën e largimit të Potterit, që do ta bënte atë trajnerin e dytë më të shtrenjtë në histori, pas 25 milionë që Bayerni pagoi për të liruar Nagelsmann nga kontrata e tij me Leipzigin.

Potter do të marrë me vete drejt Chelsea-t edhe stafin e tij aktual te Brightoni.