Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten Grida Duma lidhur me çmimin e energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama përgënjeshtron Dumën se 800 kwh energji i korrespondon një fature prej 7.600 lekësh në muaj.
Kryeministri shprehet se 800kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë dhe kush do harxhojë mbi këtë fashë do paguajë me çmim tregu.
“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh! Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800kwh dhe marrin 15% të konsumit energjetik të vendit! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin dhe nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit”, shprehet Rama.
Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kw mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh! pic.twitter.com/8hoKbKHmTM
— Edi Rama (@ediramaal) September 8, 2022