U bënë pothuajse dy vjet që nga momenti kur është vendosur rregulli për të gjithë linjat e autobusave të rretheve në vend, nga ku përjashtohen furgonat.
Çdo rajon ka terminalin e tij, ndërsa autobusat e linjave janë pjesë e shoqërive që i menaxhojnë. Mirëpo ndodh që edhe autobusë të tjerë të punojnë, por në mënyrë ilegale, duke u bërë kështu një problem për qytetarët.
Sot disa pasagjerë kanë hipur në një nga autobusat në terminalin e Juglindjes,duke bërë kështu linjën nga Tirana në Elbasan.
Sipas një vajze që e ka denoncuar rastin tek JOQ.al, autobusi nuk ndaloi në stacionin ku zbresin qytetarët, por i ka dërguar ata në një vend më të largët.
Teksa qytetarët reagonin, faturino i autobusit është nxehur duke sharë e kërcënuar vajzën që po e filmonte.
Në një moment në video, ai dëgjohet t’i thotë:
“Ta thyej telefonin pas kokës unë, more vesh?!”