Një braziliane që ka lindur binjakë ka deklaruar se atësitë e tyre janë të ndryshme, pas rezultatit të testit.
19-vjeçarja, e cila ka preferuar të mbetet anonime, kreu një test atësie për të konfirmuar atësinë e binjakëve kur ata ishin 8-muajsh. Kontrolli i ADN-së për njeriun që ajo besonte se ishte babai i tyre, rezultoi pozitiv vetëm për njërin prej binjakëve.
Ndaj, ajo nisi të rikujtonte eksperiencat e kaluara dhe rreth periudhës kur u ngjizën binjakët, kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy meshkuj të ndryshëm në të njëjtën ditë.
Testi i babait tjetër përkoi me mostrën e ADN-së të fëmijës së dytë.
Mjeku i saj shpjegon se bëhet fjalë për një fenomen të njohur si heteroparental superfecundation.
“Është i mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë fekondohen nga meshkuj të ndryshëm. Bebet kanë të njëjtin material gjenetik si nëna, por rriten në placenta të ndryshme”.
Sipas tij, është një ngjarje “një në një milionë” që nuk kishte menduar se do ta haste ndonjëherë. Mendohet se janë konfirmuar vetëm 20 raste ku binjakët nuk kanë të njëjtin baba.
Fëmijët tani janë 16-muajsh, të shëndetshëm dhe të regjistruar nën emrin e njërit prej baballarëve, i cili ndihmon edhe nënën e tyre.