Kryesore “Nuk do ta tolerojmë Iranin”, Blinken reagon pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë

“Nuk do ta tolerojmë Iranin”, Blinken reagon pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosje të sanksioneve ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike, Esmail Khatib.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast Shqipërisë.

“Ne po evidentojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij, për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë interesat, infrastrukturën ose shërbimet e SHBA-së ose të aleatëve tanë”, shkruan Bliken në Twitter.

Kompania multinacionale Microsoft ka bërë publik një hetim që konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik kundër qeverisë shqiptare.