Extra Pse Mbretëresha Elizabeth II zgjodhi kështjellën skoceze për të kaluar ditët e...

Pse Mbretëresha Elizabeth II zgjodhi kështjellën skoceze për të kaluar ditët e fundit të jetës?

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II u nda nga jeta në datën 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Monarkja britanike zgjodhi që ditët e fundit të jetës t’i kalonte në Kështjellën Balmoral, e cila ndodhet në malësinë e Skocisë.

Por pse Mbretëresha zgjodhi Kështjellën Balmoral si vendin e fundit të saj?

Disa historianë e lidhin me rëndësinë që Skocia ka për bashkimin e ishullit.

Ndërsa analisti mbretëror, Afua Hagan, thotë se kështjella Balmoral ishte vendi i preferuar i Mbretëreshës, pasi aty ajo pati kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj.

“Është shumë, shumë e rëndësishme dhe unë mendoj që është shumë domethënëse dhe e bukur që mbretëresha vdiq në vendin e saj të preferuar”, tha komentatori mbretëror Afua Hagan për CTV.

“Ajo kishte Buckingham Palace, kishte Kështjellën Windsor, por Balmoral ishte shtëpia. Aty ishte ndjerë më shumë se kurrë si në shtëpi”.

Detaje për Kështjellën Balmoral

Balmoral është një pronë prej 50,000 hektarësh në Aberdeenshire, Skoci, që shërbeu si rezidencë private e Mbretëreshës, në vend të një rezidencë mbretërore që i përkiste pasurisë së Kurorës.

E blerë në 1852 nga Princi Albert si dhuratë për gruan e tij Mbretëreshën Victoria, kështjella aktuale u përfundua në 1856.

Mbretëresha Elizabeth II kaloi pushimet verore atje, që datojnë që nga fëmijëria e saj.

Ajo kaloi një pjesë të muajit të saj të mjaltit me Princin Philip, i cili vdiq në prill 2021, në Birkhall, një shtëpi fshati në Balmoral.

Princi Charles dhe Princesha Diana kaluan muajin e mjaltit në Balmoral. Gjithashtu në Kështjellën Balmoral, princat Ëilliam dhe Harry mësuan për vdekjen e nënës së tyre Princeshë Dianës në vitin 1997-të.

“Është një vend … që ishte popullor me të”, tha Hagan. “Kjo është vendi ku ajo u fejua, asaj thjesht i pëlqente të kalonte verërat e saj atje, dhe në fakt, atje ajo dhe Princi Philip kaluan kohët e tyre më të lumtura. Kaq shumë foto të bukura të realizuara në atë pronë.”