Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ripublikuar deklaratën e Zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price i cili është shprehur se SHBA dënon me forcë sulmin kibernetik të 9 Shtatorit kundër Shqipërisë ndaj sistemit TIMS nga Irani.
Në deklaratën e tij, Price shton se SHBA do të vazhdojë të punojë krah me Shqipërinë e aleatët për mbrojtjen kibenetike.
“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 Shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës”, deklaron Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.