Politika “Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”, Rama akuzon Top Channel për fakenews

“Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”, Rama akuzon Top Channel për fakenews

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me kronikën e televizionit Top Channel me titullin “Festë për kriminelët” që pretendon se sistemi TIMS nuk funksionon ende dhe në këtë situatë kriminelët që janë në kërkim mund ta kalojnë lirshëm kufirin

Por, sipas kryeministrit, kjo nuk është e vërtetë. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se kjo është një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon.

“Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh!Jo që s’po gënjen qeveria,po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis”, shkruan Rama në Twitter.