Një burim ende i pakonfirmuar, ka bërë me dije për mediat britanike se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati ndërsa udhëtonte me makinën e tij në rrugët e Moskës.
Mësohet se në limuzinën e kreut të Kremlinit është dëgjuar një shpërthim në pjesën e gomës së përparme, i cili u pasua nga një tym i dendur.
Drejtuesi arriti ta shpëtonte presidentin Putin pa lëndime ndërkohë që dhjetëra pjesëtarë të grupit të sigurisë u arrestuan pasi dyshohet se detajet për lëvizjen e liderit rus, kanë dalë prej tyre.
Lajmi për herë të parë doli në General SVR, një kanal i Telegramit rus, i cili herë pas here poston informacione të brendshme rreth Putin dhe Kremlinit.
Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një autokolonë që përfshinte pesë makina të blinduara.
“Rrugës për në rezidencë, makina e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë dhe makina e dytë e shmangu pa ndaluar. Në makinën e Putinit u dëgjua një zhurmë e fortë në rrotën e përparme e ndjekur nga tym i fortë. Makina e Putinit pavarësisht problemeve doli nga “kurthi’ për të arritur në rezidencë”.
I njëjti burim, në një tjetër postim shkruan se Putin i ka kërkuar të dashurës së tij Alina Kabaeva që të abortojë, duke përkeqësuar lidhjen e tyre. Por edhe ky lajm ende është i pakonfirmuar zyrtarisht.