Kryesore Rama: Bëhuni pjesë e koalicionit, për të “futur mik” qeverinë

Rama: Bëhuni pjesë e koalicionit, për të “futur mik” qeverinë

Si çdo mëngjes, edhe këtë të diel, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu uruar një ditë të mbarë.

Kreu i qeverisë bën gjithashtu thirrje për t’u bërë jetë pjesë e koalicionit qeverisës me qytetarët, për të qenë pjesë aktive e Aleancës për Shqipërinë.

“Mirmëngjes dhe ju uroj një të diel të qetë, me nxitjen që të regjistroheni si anëtarë të koalicionit qeverisës me qytetarët, për të “futur mik” direkt qeverinë sa herë ju del përpara një pengesë e padrejtë apo për të mbështetur e ndihmuar këdo rreth jush, me fjalën tuaj “lart në qeveri”.

Për këto, e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, regjistrohuni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al, shkruan Kryeministri Rama në një postim në Facebook.