Sport Lista e Kombëtares për ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, rikthehet Arlind Ajeti

Lista e Kombëtares për ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, rikthehet Arlind Ajeti

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka publikuar listën e futbollistëve që do grumbullojë për ndeshjet me Izraelin dhe Islandën për takimet e Nations League.

Në një postim në “Facebook” Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike emrat e “kuqezinjve” që janë ftuar për të luajtur në këto dy sfida.

“Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidat e Kombëtares. Kuqezinjtë fillojnë grumbullimin ditën e hënë, ndërkohë që nesër trajneri Reja do të dalë në konferencë shtyp në orën 12:30”-shkruhet në postimin e FSHF-së.

Në këtë listë e vetmja risi është rikthimi i Arlind Ajetit, i cili kishte një kohë të gjatë që nuk e vishte fanellën “kuqezi”.