Në qoftë se doni një jetë të shëndetshme, fizike dhe mendore, harroni vaktet e vona.
Një studim i hulumtuesve të spitalit Brigham në Britaninë e Madhe ka evidentuar se personat që konsumojnë ushqim vonë gjatë natës dhe që pas ngrënies shtrihen në krevat për të fjetur, kanë 26% më shumë mundësi për të zhvilluar depresion, dhe 16% më shumë për të shfaqur shenja ankthi.
Në veçanti, studimi ka marrë parasysh personat që kryejnë turne gjatë natës, ose kryen udhëtime të gjata që çekuilibrojnë atë që cilësohet si ora biologjike, i njohur teknikisht si cikli cirkadian.
Një fenomen që përfshijnë miliona njerëz, në veçanti në dekadën e fundit ku puna online, shpesh herë në kontakt me vende të largëta dhe me orare të ndryshme, detyron punonjësit për të ndërruar shpesh oraret e të ngrënit.